Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 14:40, nga Qendra Korrektuese Lipjan janë arratisur dy të burgosur, A.K dhe SH.XH.
Në njoftimin e bërë për media, thuhet se dy të burgosurit janë të dënuar me masë edukuese korrektuese.
“A. K, është i dënuar me një vit për vepra penale dhunë në familje, ndërsa SH.XH është i dënuar me dy vite për veprën penale, asgjësim apo dëmtim i pasurisë, vjedhje”, thuhet në njoftim.
SHKK tutje shton se “aktualisht, janë duke e bërë hetimin se si ka ardhur deri te arratisja, ndërsa për rastin janë njoftuar Policinë e Kosovës”.