UBT News

Dy pacientë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 17 pacientë me COVID-19. Spitali i Pejës njofton se tetë pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe dy nga këta pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Aktualisht po trajtohen 17 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 8 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 2 pacientë janë në gjendje më të rëndë.”, thuhet në njoftimin e Spitalit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar tre pacientë që po trajtoheshin në këtë spital./UBTNews

Exit mobile version