Dy nga bizneset më të mëdha të Indisë po largohen nga Rusia, edhe pse kryeministri Narendra Modi përmbahet nga marrja e një qëndrimi të ashpër kundër Moskës për luftën në Ukrainë.
Tata Steel, një nga prodhuesit më të mëdhenj të çelikut në Indi, tha të mërkurën se “ka marrë një vendim të ndërgjegjshëm për të ndaluar së bëri biznes me Rusinë”.
Kompania, e cila është gjithashtu një nga prodhuesit më të mëdhenj të çelikut në Evropë, tha se ka një plan për të siguruar ndërprerje minimale në biznesin e saj.
Njoftimi vjen vetëm disa ditë pasi Infosys, një nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në Indi, tha se ka filluar të lëvizë operacionet e saj jashtë Rusisë./UBTNews/