Një grua në Fushë-Kosovë dhe një tjetër në Prishtinë kanë raportuar në Polici se u janë zhdukur fëmijët e tyre.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, vajza në Fushë-Kosovë raportohet e zhdukur nga 25 shkurti.
“Fushë Kosovë / 25.02.2025 – 16:00. Më 04.03.2025 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar nga njësitë policore”, thuhet në njoftim.
Kurse, djali në Prishtinë raportohet i zhdukur nga 22 shkurti. Të dyja rastet po hetohen.
“Prishtinë / 22.02.2025 – 17:40. Më 04.03.2025 ankuesja femër kosovare ka njoftuar Policinë se djali i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar nga njësitë policore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas policisë rasti është duke u hetuar nga njësitë policore.