Ka dy muaj që është zhdukur dhe ende nuk dihet gjë për fatin e Bedri Rexhepit nga Lipjani. Biznesmeni është zhdukur që nga data 8 prill në komunën e Novobërdës.
Familjarët e tij po kërkojnë ndihmë nga qytetarët për ta gjetur Bedri Rexhepin. Madje ata ofrojnë 20 mijë euro shpërblim.
“Vëllai jonë Bedri Rexhepi nga data 8.04.2021 rreth orës 18:30 është zhdukur në Komunën e Novobërdës me veturën më targa 05 406 EJ. Ju lutemi kushdo që ka informacione për vendodhjen e Bedriut na lajmëroni në nr e telefonit 0038348400052, përveç mirënjohjes që do kemi si familje, ne do të ju shpërblejmë edhe me shumën prej 20.000 euro, si dhe të dhënat e juaja do të jenë konfidenciale”, thuhet në mesazhin e familjes./UBTNews