Dy persona të dyshuar me një motoçikletë (skuter), në kopshtin e një shtëpie kanë hedhur një bombë dore.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në fshatin Isniq të Deçanit, ku në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar një dorezë që dyshohet të jetë e bombës se dorës.
Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.