UBT News

Dy luftëtarë të Hezbollahut vriten si pasojë e sulmeve ajrore të Izraelit në Siri

Si pasojë e sulmeve të mbrëmshme izraelite afër Damaskut kanë vdekur dy luftëtarë të Hezbollahut dhe dy sirianë që po punonin me grupin libanez.

“Dy luftëtarë libanezë të Hezbollahut dhe dy roje sirianë që punonin në një nga qendrat e lëvizjes së mbështetur nga Irani u vranë, ndërsa tre luftëtarë të tjerë dhe tre civilë u plagosën”, njoftoi Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Mbretërinë e Bashkuar./UBTNews/

Exit mobile version