Janë bërë dy javë që nga fillimi i kundërsulmimit në Ukrainë, shtet ky i cili është duke bërë një përparim goxha të madh, por të qëndrueshëm në tre zona të sulmit përgjatë vijës së frontit prej 1 mijë kilometrave.
Trupat ukrainase po zhvillojnë sulme hetuese, ndërkohë që shumica e forcave të Ukrainës mbahen rezervë, duke pritur për të nisur një sulm kryesor dhe për të provuar për të rimarrë tokën në jug të vendit.
Luftimet kanë qenë të vështira, me viktima të rënda nga të dyja palët. Përparimi i Ukrainës në Donetsk jugor është duke vazhduar.
Dje vet Rusia e ka konfirmuar se Ukraina e ka marrë edhe një fshat të ri në Dontesk.