UBT News

Dy ishujt e Indonezisë në izolim

Indonezia ka njoftuar se ishulli kryesor Java do të hyjë në izolim, si dhe destinacioni turistik Bali.

Lajmin e konfirmoi presidenti Joko Widodo, pasi vendi po përballet me shpërthim të pandemisë dhe rritje të rasteve me COVID-19.

Indonezia ka regjistruar 2 milionë infektime, të cilat i atribuohen edhe variantit Delta.

Izolimi do të zgjasë dy javë dhe me këtë masë po synohet të ulet numri i infektimeve ditore./UBTNews

Exit mobile version