Të enjten në rrugën “Zahir Pajaziti” në Mitrovicë, dy gra e kanë sulmuar fizikisht një grua tjetër.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktimës i është ofruar trajtim mjekësor.
“Lëndime të lehta trupore ka pësuar viktima femër kosovare pasi që e njëjta është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuara femra kosovare. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.