UBT News

Dy gazetarë fituan Çmimin Nobel për Paqe

Çmimi Nobel për Paqe për vitin 2021 iu dha gazetarëve Maria Ressa dhe Dmitry Muratov për përpjekjet e tyre për të mbrojtur lirinë e shprehjes në Filipine dhe Rusi.

Gazetarja filipino-amerikane, Maria Ressa është themeluese e Rappler, një gazetë kritike ndaj regjimit të presidentit të Filipineve, Rodrigo Duterte, kurse Muratov është kryeredaktor i gazetës së pavarur ruse Novaya Gazeta.

“Zonjës Ressa dhe Muratov po iu ndahet Çmimi Nobel i Paqes për luftën e tyre të guximshme për lirinë e shprehjes në Filipine dhe Rusi”, tha Komiteti i Nobelit përmes një deklarate më 7 tetor.

Vitin e kaluar Çmimi Nobel për Paqe iu nda Programit Botëror të Ushqimit./UBTNews

Exit mobile version