Dy gazetarë afganë të arrestuar nga talibanët në fillim të kësaj jave u liruan të mërkurën, tha redaktori i mediumit ku ata punonin.
Nga kthimi në pushtet në muajin gusht, gazetarët vendas janë rrahur dhe frikësuar gjatë mbulimit të protestave nga talibanët.
Të hënën reporterët e TV Ariana, Waris Hasrat dhe Aslam Hijab u arrestuan nga talibanët, sipas Shoqatës së Mediave Afgane, një grup i sapoformuar për të drejtat e gazetarëve.
Një zëdhënës i talibanëve tha se ai nuk kishte asnjë informacion për të dy, por si Kombet e Bashkuara ashtu edhe Amnesty International fajësuan talibanët për rrëmbimin e tyre.
Ali Asghari, redaktori i lajmeve i Ariana News, i tha AFP-së që të dy ishin liruar “pasi u gjetën të pafajshëm”.
Ai tha se nuk mund të jepen detaje të tjera për arsye sigurie./UBTNews/