Loriana Kuka ishte xhudistja e fundit nga Kosova që garoi në Lojërat Olimpike, por ajo u ndal në luftën e dytë të saj dhe rrjedhimisht ka mbetur pa medalje olimpike.
Menjëherë pas humbjes së saj, në rrjetin social ‘Facebook’ ka reaguar trajneri Driton Kuka i cili ka thënë se dëshira e saj e madhe ishte për të fituar medalje olimike, por fati nuk ishte në anën e saj.
Ky është reagimi i plotë i Driton Kukës:
Paris 2024. Loriana Kuka 78 kg
Shënoi fitore me Sllovenen Lobnik por humbi me Ukrainasen në të tetën e finales!
Dy fjalë për Lorin …
La Zvicrën tash e 8 vite, për të arritur ëndrrat e saj për Medalje Elitare. Fitoi medalje nga Kampionatet Evropiane e Botërore, e deshe edhe Olimpike por fati se deshi. Erdhe nga Zvicra duke treguar se je gjaku ynë dhe deshe të bëje krenar familjen, ekipin e Kombin Shqiptar. Dëshira jote e madhe ishte të arrije sukseset që i arrite për babin tand, vëllain tim Sylen që me aq pasion e mbolli dashurinë për sportin e xhudos tek unë, te Agroni te mbarë familja jonë. Fal teje vëlla, jam në xhudo, fal teje që ishe trajneri im dhe idoli im i jetës.
Si axha yt, Lori, të uroj fatin e botës në jetën tënde tani e tutje, në rrugëtimin e ri jetësor. Faleminderit për krejt. Kaq prej meje dhe Lojërat Olimpike!