Deri më sot janë kryer të paktën 19 studime që kanë hetuar rolin e kafesë në sëmundjen e Parkinsonit. Rezultatet tregojnë se konsumimi i rregullt i kafesë mund të ulë rrezikun për zhvillimin e Parkinsonit me rreth një të tretën.
Përbërësi që bën ndryshimin është kafeina. Kjo shpjegon pse edhe çaji, që përmban kafeinë, ka efekte mbrojtëse, ndërsa kafeja pa kafeinë nuk ka treguar të njëjtat përfitime.
Ashtu si fitoushqyesit që gjenden në frutat e pyllit, edhe kafeina ka veti neuro-mbrojtëse. Ajo ndihmon në mbrojtjen e qelizave nervore nga dëmtimet që shkaktohen nga pesticidet dhe neurotoksinat e tjera.
Si ndikon kafeja te pacientët me Parkinson?
Në një studim, pacientëve me Parkinson iu dha kafeinë në sasi të barabartë me dy filxhanë kafe në ditë (ose 4 filxhanë çaji të zi a 8 filxhanë çaji jeshil).
Pas vetëm tre javësh, u vunë re përmirësime të dukshme në gjendjen e tyre. Duke qenë se një filxhan kafeje është i lirë dhe i lehtë për t’u konsumuar, kompanitë farmaceutike kanë tentuar ta shndërrojnë kafeinën në ilaçe eksperimentale, si preladenanti dhe istradefilina.
Megjithatë, këto barna nuk kanë dhënë rezultate më të mira se vetë kafeja, e cila mbetet zgjidhje më natyrale, më e lirë dhe më e sigurt. /A.Z/UBT News/
