Dy fëmijë janë vrarë në qytetin ukrainas të Donetskut mes luftimeve ruse, njoftoi kryetari i rajonit, Pavlo Kyrylenko.
Në një postim në Twitter, Kyrylenko njoftoi se dy vajza, njëra e moshës 5-vjeçare dhe tjetra 14-vjeçare, kanë vdekur pasi shtëpia e tyre u shkatërrua nga “okupuesit rusë”.
Rusia ka rritur ofensivën e saj në rajonin e Donbasit në javët e fundit, sipas zyrtarëve ukrainas, me luftime të ashpra që raportohen pothuajse çdo ditë në të gjithë rajonet Donetsk dhe Luhansk.
Së paku 184 fëmijë kanë vdekur dhe 286 janë lënduar që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës./UBTNews