UBT News

Dy fëmijë shqiptarë dyshohet se u rrëmbyen nga babai i tyre në Gjermani, po kërkohen edhe në Spanjë

Dy fëmijë shqiptarë që jetonin në Gjermani janë shpallur të zhdukur që 7 muaj, ndërsa tani hetimet e policisë janë shtrirë në disa vende, përfshirë Spanjën.

Zhdukja e fëmijëve u raportua nga e ëma e cila tha se ata u morën nga babai i tyre dhe nuk dihet se ku janë.

Nëna bëri denoncimin më 17 janar të këtij viti për rrëmbimin e fëmijëve të saj nga babai në Gjermani, ndërsa hetimet janë shtrirë edhe në Spanjë, sepse ka dyshime se ata fshihen në ishullin Tenerife.

Emrat e këtyre të miturve janë Kristian Toska dhe Amantia Toska, përkatësisht 11 dhe 10 vjeç, shkruan Albanian Daily News.

Policia gjermane, ndërkohë, ka kërkuar bashkëpunim me autoritetet spanjolle, pasi një nga pistat e hapura të hetimit të tyre tregon se babai i dy fëmijëve mund të ketë udhëtuar në Tenerife me fëmijët dhe po përpiqet të fshihet në ishull.

Exit mobile version