Të paktën 20 persona janë vrarë, përfshirë dy fëmijë, në një sulm rus me dronë dhe raketa në qytetin perëndimor të Ternopilit, i cili goditi dy blloqe apartamentesh, thonë zyrtarët ukrainas.
66 persona të tjerë u plagosën, 16 prej të cilëve fëmijë, tha policia, në një nga sulmet më vdekjeprurëse ruse në Ukrainën perëndimore që nga fillimi i luftës në shkallë të plotë në shkurt 2022.
Dy rajone të tjera perëndimore u goditën, Lviv dhe Ivano-Frankivsk, dhe një sulm me dron shënjestroi tre rrethe të qytetit verior të Kharkiv, duke plagosur më shumë se 30 persona. Fotot e postuara në internet treguan ndërtesa dhe makina në flake, raporton BBC.
Ndërprerjet e energjisë elektrike po preknin një numër rajonesh në të gjithë vendin, tha ministria e energjisë e Ukrainës./S.K/EO/BBC/
