UBT News

Dy fëmijë lëndohen nga rryma në oborrin e shkollës “Faik Konica”

Dy fëmijë janë lënduar nga energjia elektrike sot në oborrin e shkollës “Faik Konica” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka informuar se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën George Bush në Prishtinë, dy persona (të mitur) janë goditur nga rryma elektrike. Personat janë dërguar për tretman mjekësor”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Ndërkohë Policia në koordinim me institucionet përkatëse po trajton rastin.

Exit mobile version