Në Kosovë ka shkumë emra të zakonshëm, sipas të dhënave që i kishte publikuar në dhjetor të vitit 2017 Agjencia e Statistikave të Kosovës. Por ka edhe emra të pazakontë. Sipas të dhënave të ASK-së, deri në vitin 2018 emri më i gjatë në Kosovë ishte Ismailqemail dhe Mirandolinda. Emrat më të shkurtër ishin Ad dhe Al.
Sipas alfabetit, me shkronjën A kishte më së shumti emra (gjithsej 8 mijë e 26), ndërsa më së paku kishte emra që fillonin me shkronjën C (gjithsej 407 emra).