Mbrojtja ajrore e Ukrainës shkatërroi dy dronë iranianë gjatë natës, tha ministria e mbrojtjes e vendit.
Në një përditësim në Telegram, autoriteti ukrainas tha se dronët kamikaze u nisën nga forcat ruse nga veriu i vendit.
“Në mesnatën e 8 marsit 2023, mbrojtja ajrore shkatërroi dy drone kamikaze iraniane ‘Shahed-131/136’, të cilët pushtuesit i përdorën për të sulmuar Ukrainën nga drejtimi verior”, thuhet në postim.
Më herët sot, Sky News zbuloi ekskluzivisht se Irani dyshohet se kishte furnizuar në mënyrë të fshehtë sasi të mëdha plumbash, raketash dhe predhash në Rusi për luftën në Ukrainë dhe planifikon të dërgojë më shumë./UBTNews/