UBT News

Dy danezë dhe një rus në mesin e viktimave si pasojë e sulmit në Danimarkë

Tre personat e vdekur në sulmin e së dielës në Danimarkë janë identifikuar si një e re daneze dhe një i ri danez, të dy të moshës 17-vjeçare, dhe një shtetas rus 47-vjeçar me banim në Danimarkë, konfirmoi policia daneze.

Edhe katër të tjerë janë lënduar në këtë sulm: dy femra daneze, një e moshës 19-vjeçare dhe e moshës 40-vjeçare, dhe dy shtetas suedezë, një 50-vjeçar dhe një 16-vjeçare, konfirmoi shefi i policisë së Kopenhagës, Soeren Thomassen. Ai u tha gazetarëve se policia nuk beson se ky është sulm terrorist.

Videot e të dyshuarit që qarkullojnë në rrjete sociale besohet të jenë autentike, tha policia./UBTNews/

Exit mobile version