Dy burra u përpoqën ta vjedhin një pikturë të çmuar të piktorit francez, Claude Monet në një muze në Holandë, megjithëse grabitja u pengua dhe të dyshuarit u larguan duar bosh, sipas policisë holandeze.
Gjatë grabitjes pati edhe të shtëna me armë zjarri në Muzeun Zaans në Zaandam, në veri të Amsterdamit, megjithëse askush nuk u plagos në incident, thuhet në një deklaratë të policisë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit të së dielës. Stafi i muzeut dhe kalimtarët e rastit intervenuan dhe me sukses ndaluan vjedhjen. Dy burrat më pas u larguan me një skuter të zi, i cili u gjet më vonë nga policia.
“S’ka të lënduar dhe ata (burrat) s’arritën të vjedhin”, tha drejtoresha e muzeut, Marieke Verweij, duke shtuar se stafi “u shokua” nga incidenti.
Muzeu u mbyll përkohësisht të hënën. U rihap të martën për vizitorët, megjithëse piktura u largua nga ekspozita “Monet in Zanndam”./UBTNews