Dy burra do të dalin në gjyq në Galicia të mërkurën për një aksident vdekjeprurës me tren në Spanjë, ku mbetën të vdekur 80 persona.
Më shumë se 140 të tjerë janë lënduar kur treni me shpejtësi të lartë doli nga shinat pranë Santiago de Compostela në korrik të vitit 2013.
Një hetim zbuloi se treni Alvia 04155 nga Madridi po udhëtonte 179 km/h përgjatë një traseje me një kufi shpejtësie 80 km/h.
Treni doli nga shinat dhe u përplas me një mur katër kilometra para se të arrinte në qytet.
Kjo ishte katastrofa më e rëndë hekurudhore në Spanjë që nga viti 1972./UBTNews/