UBT News

Dy britanikë rrëmbehen nga forcat ruse në Ukrainë, pretendon grupi i ndihmës

Një grup britanik i ndihmës thotë se beson se dy britanikë janë rrëmbyer nga forcat ruse në Ukrainën juglindore.

Dominik Byrne, bashkëthemeluesi dhe shefi operativ i Rrjetit Presidium, i tha Associated Press të premten se ata u panë për herë të fundit të hënën.

Byrne tha se dy britanikët u kapën ndërsa përpiqeshin të kryenin një evakuim të pavarur në Dniprorudne, pranë qytetit Zaporizhzhia, rreth 470 kilometra në juglindje të Kievit. Ai tha se familja që dy burrat ishin përpjekur të evakuonin u morën në pyetje nga forcat ruse, të cilat i pyetën për “spiunët britanikë”. Bryne tha se familja më vonë u arratis në Poloni. Emrat e tyre janë Paul Urey dhe Dylan Healy./UBTNews/

Exit mobile version