Dy avionë bombardues rusë kanë kryer një fluturim shtatë-orësh mbi Detin e Japonisë, të shoqëruar nga avionë luftarakë Su-35, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
Fluturimi u krye në përputhje të rreptë me rregullat ndërkombëtare për përdorimin e hapësirës ajrore, tha Sergei Kobylash, një komandant i aviacionit me rreze të gjatë.
“Pilotët e aviacionit me rreze të gjatë kryejnë rregullisht fluturime mbi ujërat neutrale të Arktikut, Atlantikut të Veriut, Detit të Zi, Baltik dhe Oqeanit Paqësor”, shtoi Kobylash./UBTNews/