Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për vrasjen e dyfishtë në fshatin Gollubovc të Malishevës.
Në njoftimin për media thuhet se në vendin e ngjarjes ishin gjetur dy armë zjarri.
“Njësitë e nevojshme policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, gjatë ekzaminimit, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri që dyshohet të jenë përdorur në këtë rast. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe identifikimin e të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Policisë./S.K/PK/
