UBT News

Dy anesteziologë riinfektohen me COVID-19

Dy anesteziologë janë riinfektuar me koronavirus. Këtë e ka konfirmuar drejtori i kësaj Klinike, Nehat Baftiu.

Baftiu pas takimit me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pohuar se dy anesteziologët po trajtohen në shtëpi.

Për këtë ka folur edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi. Krasniqi ka thënë se riinfektimi ndodh për dy arsye pasi që nuk dihet sa zgjatë imunizimi apo ndryshimeve që pëson virusi.

“Po janë konfirmuar rastet e qytetarëve që janë riinfektuar, dhe është një numër jo i madh dhe gjendja e tyre ka qenë e mirë dhe stabile. Është e mundur për dy arsye, qoftë për shkak të ndryshimeve që mund të pësojnë viruset, por edhe ende nuk dihet se sa zgjat imuniteti. Ne kemi një numër më të vogël të pacientëve të shtrirë dhe kemi hapësira dhe kemi plan detal për të shtrirë pacientët që mund të kenë nevojë”, deklaroi ai.

Ndërsa ministri në detyrë, Armend Zemaj, ka folur për vaksinën anti-Covid. Ai ka thënë se vaksina do të vijë këtë muaj, duke shtuar se Kosova ka traditë të mirë të vaksinimit.

“Ajo çka është e mira se përgatitjet kanë filluar me kohë edhe plani i imunizimit është rifreskuar. Kosova e ka një traditë të vaksinimit pasi po e lidhë me atë të gripit sezonal dhe sigurimi do të na lehtësojë imunizimin e plotë të qytetarëve. Fundi i qershorit të na gjejë në nivel tjetër të pandemisë. Vaksina do të vijë në shkurt”, tha Zemaj.

Exit mobile version