Shumë njerëz e nisin ditën me kafe, por ekspertët sugjerojnë se disa çajra bimorë janë një alternativë më e shëndetshme për të stimuluar tretjen, për të eliminuar lëngjet e tepërta dhe për të përshpejtuar metabolizmin.
Në mëngjes, trupi është më i gatshëm për pastrim natyral, ndaj pirja e çajit të duhur mund të ndihmojë në detoksifikim dhe në uljen e fryrjes.
Çaji jeshil
I pasur me antioksidantë dhe përbërësin EGCG, ndihmon në zbërthimin e yndyrës e rrit metabolizmin. Ai ofron energji pa rritur sheqerin në gjak, ka efekt të lehtë diuretik. Pirja në mëngjes, me stomak bosh ose pas një mëngjesi të lehtë, ndihmon trupin të përthithë më mirë substancat aktive.
Çaji i xhenxhefilit
Xhenxhefili stimulon tretjen, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe përshpejton metabolizmin. Një filxhan në mëngjes zvogëlon ndjenjën e oreksit, duke ndihmuar në kontrollin e peshës. Përgatitet më mirë me rrënjë të freskët, ujë të nxehtë dhe, sipas dëshirës, limon ose mjaltë.
Këto dy çajra janë mënyra të thjeshta për të mbështetur trupin në pastrim dhe për të filluar ditën me më shumë energji.
Megjithatë, duhet kujdes: çaji jeshil përmban kafeinë, ndërsa xhenxhefili mund të mos përshtatet për ata me stomak të ndjeshëm. Nëse keni probleme shëndetësore, konsultohuni me mjekun para konsumimit. /A.Z/UBT News/
