Dy aksidente të ndara trafiku janë raportuar në Kosovë, të cilat kanë rezultuar me viktima.
Në Autostradën “Ibrahim Rugova”, një drejtues automjeti, shtetas kosovar, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, duke shkaktuar një aksident të rëndë. Si pasojë, pasagjerja femër kosovare ka pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe vdekja e saj është konstatuar në vend nga mjeku. Në këtë aksident është lënduar edhe drejtuesi i automjetit, i cili është duke u trajtuar në QKUK. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ndërkohë, në Gjilan, është raportuar se ka ndërruar jetë një burrë kosovar i cili po trajtohej në spital si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku të ndodhur më 2 maj 2026. Lidhur me rastin janë njoftuar organet e drejtësisë dhe procedurat hetimore janë duke vazhduar.
D.L
