UBT News

Dy 19-vjeçarë therën me thikë në Prizren, njëri në trajtim spitalor

Dy persona të moshës rreth 19-vjeçare janë therur me thikë në Prizren, në një incident që ka ndodhur më 28 qershor 2026, rreth orës 01:10.

Sipas njoftimit të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, të dy të rinjtë janë pranuar në Shërbimin e Emergjencës me lëndime të shkaktuara nga mjet i mprehtë.

Njëri nga pacientët ka paraqitur disa plagë në shpinë dhe në regjionin e belit. Pas kryerjes së ekzaminimeve të nevojshme mjekësore dhe radiologjike, si dhe trajtimit fillestar të plagëve, ai është pranuar për trajtim të mëtejmë në Repartin e Kirurgjisë.

Ndërkohë, pacienti i dytë ka pasur një plagë në regjionin e kofshës së djathtë. Pas trajtimit në Shërbimin e Emergjencës dhe përpunimit të plagës, ai është liruar për në shtëpi.

Në njoftimin zyrtar të spitalit thuhet:

“Më 28.06.2026, rreth orës 01:10, në Shërbimin e Emergjencës të Spitalit të Përgjithshëm ‘Prim. Dr. Daut Mustafa’ në Prizren janë pranuar dy pacientë, të lindur në vitin 2007, si pasojë e lëndimeve të shkaktuara me mjet të mprehtë. Njëri pacient ka paraqitur disa plagë në shpinë dhe në regjionin e belit”.

Gjithashtu, në të njëjtin njoftim theksohet edhe ecuria e trajtimit:

“Janë kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore dhe radiologjike, si dhe është ofruar trajtimi fillestar i plagëve në Shërbimin e Emergjencës. Pas konsultimit me kirurgun kujdestar, pacienti është pranuar për trajtim të mëtejmë në Repartin e Kirurgjisë. Pacienti i dytë ka paraqitur një plagë në regjionin e kofshës së djathtë. Pas trajtimit dhe përpunimit të plagës në Shërbimin e Emergjencës, ai është liruar në shtëpi”, thuhet në njoftim.

Rrethanat e incidentit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.

/A.K/

Exit mobile version