UBT News

Durrës, mbyten babë e bijë në det

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e pasdites në zonën e Rrushkullit në Durrës, ku për pasojë një 44-vjeçar dhe vajza e tij e mitur janë mbytur në det.

Sipas të dhënave paraprake, Dh.B., bashkë me vajzën e tij M.B., 9-vjeçe janë futur duke u larë në det dhe më pas janë nxjerrë prej aty pajetë.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje janë ende të paqarta, ndërkohë që grupi hetimor dhe shërbimet e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave. /A2

Exit mobile version