Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi ka pritur sot në takim deputeten Duda Balje, me të cilën ka diskutuar për trashëgiminë shpirtërore të komunitetit boshnjak.
Dumoshi u shpreh se Kosova krenohet dhe e konsideron pasurinë më të madhe diversitetin që ka në trashëgimi e kulturë, dhe u zotua se MKRS-ja do ta mbështesë secilin komunitet që jeton në Kosovën.
“Sot, takova deputeten e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje me të cilën diskutuam për trashëgiminë shpirtërore të komunitetit boshnjak. E sigurova deputeten Balje që mozaiku i trashëgimisë shpirtërore do të pasurohet me të gjitha veshjet e qytetarëve të Kosovës, pa dallim.Kosova krenohet dhe e konsideron pasurinë më të madhe, diversitetin që ka në trashëgimi e kulturë, pasi që ka komunitete të ndryshme që bashkëjetojnë dhe MKRS-ja është e gatshme që të përkrah dhe bashkëpunojë me secilin komunitet që jeton në Kosovë e që kontribuon në pasurimin e trashëgimisë dhe kulturës tonë.”, shkroi Dumoshi në Facebook./UBTNews