Dhjetëra studentë dhe pjesëmarrës të pasionuar pas artit, sot kanë filluar të mbajnë sesionet e Akademisë Ndërkombëtare Verore të Fakultetit Arti dhe Mediat Digjitale në UBT, festivalin më të madh të ditës në “Global UBT Fest 2021”.
Hapjen zyrtare të akademisë e bënë profesori i UBT-së, Gazmend Ejupi dhe Enver Tahiraj, ku me studentët pjesëmarrës praktikuan artin e meditimit.
Profesori Tahiraj, studentëve pjesëmarrës të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Fakultetit Arti dhe Mediat Digjitale në UBT, u ka shpjeguar fillimisht rreth asaj që quhet art i meditimit, rëndësinë që ka ky lloj i artit, si dhe për rolin që e luan në qetësimin e mendjes së njeriut.
Sipas profesorit Ejupi, meditimi duhet praktikuar më shpesh nga studentët dhe njerëzit në përgjithësi, duke shtuar se meditimi krijon një ndryshim të brendshëm, i cili më pas karakterizohet me idenë e të qënit një person më i mirë ndaj mjedisit dhe natyrës.
Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Arti dhe Mediat Digjitale në UBT, do të vazhdojë edhe ditëve në vijim ku studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë do të kenë mundësi të përdorin krijimtarinë e tyre për të hartuar dhe paraqitur çdo lloj simbolizmi dhe modeli që lidhet me jetën dhe shijen e tyre.