Babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, është nderuar ditën e sotme me “Çelësin e Kryeqytetit”.
Çelësin ia ka dorëzuar kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, për gjithë kontributin që ka dhënë për kryeqytetin.
Kjo iu dorëzua pikërisht në natën e parë të festivalit Sunny Hill, që organizohet nga familja Lipa, i cili këtë herë është zhvendosur në Bërrnicë.