Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda i ka thënë Euronews se Varshava do të vazhdojë të luajë rolin kryesor në mbështetjen ushtarake të Ukrainës, përfshirë edhe dërgimin e tankeve që janë shumë të nevojshme.
“Për momentin ne do t’i dorëzojmë Ukrainës tanket tona Leopard nga njësitë tona, në të njëjtën kohë, natyrisht duke modernizuar ushtrinë tonë dhe duke u kujdesur për sigurinë tonë”, shpjegoi ai. “Ne e kuptojmë qartë se kjo është detyra jonë si autoritete polake”.
Në Twitter ai e përshkroi Poloninë si një stabilizues të sigurisë në krahun lindor të NATO-s./UBTNews/