UBT News

Duda: Polonia do të ndërmarrë hapa ligjorë për shkak të vendimit të Gazprom

epa09657812 Polish President Andrzej Duda speaks during a press conference at the Presidential Palace in Warsaw, Poland, 27 December 2021. Polish President Andrzej Duda has vetoed a new media law on 27 December that the Polish lower house of parliament (Sejm) passed on 18 December. The president has sent the bill back to parliament to rewrite it. The new regulations, which would have required non-European Economic Area media owners to sell their majority stakes in Polish media companies and caps their ownership level at 49 percent, which would have affected TVN television station, which is owned by US media giant Discovery. EPA/Andrzej Lange POLAND OUT

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda deklaroi sot se fakti që Rusia ndërpreu furnizimin me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë, shkeli parimet bazë ligjore.

“Janë shkelur parimet bazë ligjore, do të ndërmerren hapat e duhur ligjorë dhe do të kërkohet kompensim adekuat nga Gazprom për shkeljen e dispozitave të marrëveshjes”, tha Duda gjatë vizitës në Pragë.

Kryeministri çek, Petr Fiala tha se vendi i tij nuk ka asnjë sinjal apo informacion se furnizimi i tij me gaz do të ndërpritet, por se duhet të jetë gati për të gjithë skenarët. Republika Çeke është pothuajse plotësisht e varur nga Rusia për gaz.

Ministri sllovak i Ekonomisë, Richard Sulik tha se vendi nuk përballet me rrezikun e menjëhershëm të ndërprerjes së furnizimit me gaz ose naftë rus. Rusia plotëson rreth 85% të kërkesës së Sllovakisë për gaz.

Exit mobile version