UBT News

Duda i Polonisë bën thirrje për rritje të furnizimeve me armë për Kievin

Presidenti polak, Andrzej Duda kërkoi që aleatët të përshpejtojnë furnizimet me armë derisa fliste në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos.

“Ne shpresojmë dhe po përpiqemi të ofrojmë një mbështetje më të madhe për Ukrainën. Kështu që shpresojmë që të ketë pak partnerë, pak aleatë, të cilët do t’i japin tanke Ukrainës”, tha ai.

“Shpresojmë që prodhuesi i këtyre tankeve Leopard, Gjermania gjithashtu do të kontribuojë”, deklaroi ai tutje./UBTNews/

Exit mobile version