Deputetja nga radhët e komunitetit boshnjak dhe kryetare e Unionit Socialdemokrat, Duda Balje, ka deklaruar se partia e saj nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje. Deklarata e saj erdhi si përgjigje ndaj deputetit të VV-së, Arbër Rexhaj, i cili kishte përmendur një ofertë për pozitë ministrore ndaj Unionit Socialdemokrat.
“Unë jam mbrapa qëndrimit, të cilin e kemi marrë si parti. Ne nuk e ndryshojmë qëndrimin,” u shpreh Balje.
Ajo gjithashtu reagoi ndaj komenteve të Rexhajt lidhur me deputetët me pak vota, duke rikujtuar se ajo dhe partia e saj kanë mbështetur Vetëvendosjen në të kaluarën.
“Arbër Rexhaj ka pasur një pikëpyetje se çka është duke ndodhur me deputetët që i kanë pasur 500 vota. Unë e kam një përgjigje për Arbërin se ku ishte Arbëri kur ne kemi votuar për qeverisjen lokale të VV-së dhe për kryeministrin Kurti. Unë i them se kjo nuk ka logjikë prej Arbërit,” tha Balje