UBT News

Dubai po planifikon të ndërtojë një xhami të printuar në 3D

Vitet e fundit, printimi 3D është përdorur për të ndërtuar gjithçka, nga shtëpitë te bizneset dhe madje edhe ura. Tani, Dubai do të ndërtojë xhaminë e parë në botë të printuar në 3D.

Kjo strukturë do të strehojë 600 besimtarë dhe do të mbulojë 2 mijë metra katrorë në dy kate, sipas Ali Mohammad Alhalyan Alsuwaidi, kreu i inxhinierisë në Departamentin e Çështjeve Islame dhe Aktiviteteve Bamirëse të Qeverisë së Dubait (IACAD). Ndërtimi është planifikuar të fillojë në fund të vitit dhe pritet të përfundojë në tremujorin e parë të vitit 2025.

“Ne zgjodhëm të printojmë xhaminë 3D sepse është një teknologji e re dhe inovative që mund të kursejë kohë dhe burime krahasuar me metodat tradicionale të ndërtimit”, tha Alhalyan Alsuwaidi.

Ndërtesat e tilla falë printimit 3D realizohen me makina të mëdha printimi që janë të programuara me informacionin e projektimit./UBTNews/

Exit mobile version