UBT News

“Duart e Putinit janë njollosur me gjak”: Kievi këmbëngul që Moska duhet të përjashtohet nga G20

Këtë muaj, përfaqësuesit e Grupit 20 do të mbërrijnë në Bali të Indonezisë për samitin e 17-të.

U raportua gjatë muajit gusht se presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti kinez, Xi Jinping do të marrin pjesë në samit, por kishte raportime se Putin ende s’ka vendosur në këtë drejtim.

Oleg Nikolenko, një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Ukrainës, tha të martën se Rusia duhet të përjashtohet nga G20 – dhe t’i ndalohet pjesëmarrja në samit.

Ky samit do të mbahet më 5 dhe 6 nëntor./UBTNews/

Exit mobile version