Selena Gomez ka emocionuar ndjekësit e saj duke treguar se dëshiron me gjithë zemër të bëhet nënë.
Në një story të publikuar në Instagram, këngëtarja dhe aktorja festoi rikthimin në vazhdimin e serialit “Wizards of Waverly Place”.
Duke folur për rolin e saj, Gomez u shpreh: “Alex Russo është një nënë. Shpresoj që edhe unë një ditë të bëhem një e tillë.”
Në vazhdimin e serialit, zbulohet se personazhi i Alex është nëna e Billie Russo-s, e interpretuar nga aktorja e re Janice LeAnn Brown. Pas transmetimit të episodit, Gomez dhe Brown ndanë emocionet e tyre për bashkëpunimin, si në set ashtu edhe jashtë tij.
“Ishte shumë emocionuese, si për mua ashtu edhe për të,” – tha Brown në një intervistë.
Gomez shtoi se ndjehet e lidhur me rolin e saj, duke theksuar se “ndihet si Alex” dhe se personazhi e ka ndihmuar ta formësojë më shumë si person. Në një podcast të mëparshëm me Jay Shetty, ajo dhe partneri i saj Benny Blanco folën për dëshirën e tyre për të krijuar një familje.
“Nuk e di çfarë do të ndodhë, por i dua fëmijët. Më pëlqen t’i bëj të qeshin, janë shumë të ëmbël. Kur të vijë ajo ditë, do të jem shumë e emocionuar,” – u shpreh Gomez.
Ndërkohë, Blanco shtoi se sa herë që Selena sheh fëmijë, ajo menjëherë afrohet dhe kalon kohë duke folur me ta, duke treguar anën e saj të butë dhe të dashur, raporton People. /A.Z/UBT News/