Komentet pozitive kanë qenë të shumta, ku ndjekësit e kanë përgëzuar këtë gjest të artistes, duke e konsideruar një mënyrë të veçantë të kujdesit ndaj fansave në mbarë botën. Dua Lipa publikoi së fundmi filmin që dokumenton një nga koncertet e turneut të saj “Radical Optimism”. Për xhirimet, ajo kishte zgjedhur Meksikën, një vend i njohur për publikun e tij të zjarrtë dhe energjik.
Publikimi erdhi si një surprizë, pasi artistja nuk e kishte paralajmëruar më herët këtë projekt. Në shumicën e rasteve, artistët e tjerë i shfaqin fillimisht filma të tillë në kinema, përpara se t’i publikojnë në platforma me pagesë.
Ndryshe nga kjo praktikë, publikimi në YouTube e bën filmin të qasshëm për të gjithë fansat anembanë botës, pa nevojën e abonimeve apo pagesave shtesë.
Përveç këtij projekti, Dua Lipa pritet të publikojë edhe një album me këngë të interpretuara live nga turneu i saj, duke shtuar pritjet dhe entuziazmin te fansat.
