Këngëtarja Dua Lipa ka prezantuar markën e saj të kujdesit për lëkurën, DUA, e zhvilluar në bashkëpunim me Dr. Augustinus Bader.
Pas më shumë se tre vjet bashkëpunimi, linja përfshin produktet kryesore të përditshme: DUA Balancing Cream Cleanser, Supercharged Glow Complex dhe Renewal Cream, të gjitha të formuluara me kompleksin TFC5, një version i përpunuar i TFC8 të markës origjinale.
TFC8 u krijua për të shëruar lëkurën e dëmtuar nga djegiet duke aktivizuar qelizat staminale.
Për DUA, TFC5 përdor të njëjtat veti riparuese me intensitet më të ulët, duke e bërë ideal për lëkurën e moshës 18–35 vjeç.
Ky kompleks kombinohet me peptide biomimetike, proteina dhe antioksidantë për të rritur lagështinë, mbrojtjen kundër plakjes dhe për të trajtuar problemet e zakonshme të lëkurës së re, si njollat, shenjat e akneve, yndyra dhe pigmentimi.
Linia synon të ofrojë një kujdes të përditshëm, praktik dhe shkencërisht të mbështetur për lëkurën e re dhe të shëndetshme. /A.Z/UBT News/
