UBT News

Dua Lipa e mbështet marshin e Vasfije Krasniqit në New York

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, e ka mbështetur publikisht nismën e deputetes së Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqit të quajtur#RallyForHerJustice, njofton UBT News.

Kjo nismë ka për qëllim vënien e drejtësisë për krimet e kryera nga militantët serbë, në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci.

“Bashkohuni me Vasfije Krasniqin në #RallyForHerJustice me 28 tetor. Vasfija është një e mbijetuar dhe aktiviste e të drejtave të njeriut e cila ka qenë një mision për të avokuar për të mbijetuarit në Kosovë dhe në mbarë botën duke kërkuar drejtësi për krimet e pandëshkuara gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar Lipa në InstaStory-n e saj.

Kjo nuk është hera e parë që ylli me famë botërore – e cila numëron më shumë se 70 milionë ndjekës vetëm në rrjetin social Instagram – ka reaguar për tema të ngjajshme duke dhënë kontributin e saj absolut në edukimin e miliona njerëzve sa i përket Kosovës./UBTNews/

Exit mobile version