Dua Lipa dhe Callum Turner kanë surprizuar një mysafir gjatë një darke në New York, duke iu bashkuar papritur një kënge ditëlindjeje në një restorant në West Village.
Çifti po darkonte në restorant kur panë një grup miqsh duke kënduar për një person që festonte ditëlindjen. Ata vendosën t’i bashkoheshin momentit dhe t’ia bënin ditën edhe më të veçantë mysafirit.
“Ata menduan se do të ishte argëtuese të bashkoheshin me këngën dhe t’ia bënin ditën dikujt. Disa ditëlindje vijnë me një tortë, dhe kjo ditë erdhi me një serenatë surprizë nga Dua Lipa dhe Callum Turner”, thanë punonjësit e restorantit.
Sipas stafit, këngëtarja shqiptare dhe aktori britanik janë mysafirë të shpeshtë të këtij restoranti dhe preferojnë të shijojnë kohën e tyre larg vëmendjes.
“Atyre u pëlqen të ndihen të padukshëm. Ata thjesht duan të jenë në gjendje të dalin dhe të shijojnë pije dhe ushqim, si të gjithë të tjerët”, kanë thënë punonjësit.
Ndërkohë, çifti raportohet se së fundmi është martuar në një ceremoni intime në Old Marylebone Town Hall në Londër, ndërsa më pas kanë organizuar një festë me miqtë në Itali./A.K/
