Një dron ukrainas u përplas në një ndërtesë në qendër të Moskës të premten pasi mbrojtja ajrore ruse e rrëzoi atë, duke ndërprerë trafikun ajror në të gjitha aeroportet civile të kryeqytetit rus, thanë zyrtarët rusë.
Një dëshmitar i Reuters që ishte në atë zonë tregoi se ka dëgjuar “një shpërthim të fuqishëm”. Sipas imazheve të publikuara nga Reuters, punëtorët dhe punonjësit e urgjencës shiheshin duke inspektuar një çati të dëmtuar të një ndërtese jorezidenciale të cilën e goditi droni.
Ministria ruse e Mbrojtjes dhe kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin nuk raportuan për viktima pasi mbrojtja ajrore shkatërroi një dron, i cili më pas ra në një ndërtesë jo-rezidenciale të kompleksit Expo Center të Moskës në orët e para të së premtes./UBTNews/