UBT News

Droni ”Bayraktar” një sukses i jashtëzakonshëm në duart e ushtrisë ukrainase

 Gazeta gjermane “Bild” ka lavdëruar mjetet ajrore pa pilot “Bayraktar TB2”, që janë përdorur në luftën Rusi-Ukrainë.

Në lajmin me titull “Mbrojtja e Ukrainës i beson teknologjisë turke. Arma e shpresës ‘Bayraktar” thuhet se dronët TB2 kanë eliminuar pajisjet ushtarake ruse në tri kontinente.

“Bayraktar” ka arritur të shkatërrojë në Siri, Armeni dhe Libi sistemin antiajror Pantsir S-1 të prodhuar nga Rusia”, thuhet në lajmin në të cilin vihet në dukje se në Ukrainë janë eliminuar shumë pajisje ushtarake ruse.

”Efekti i TB2 në rrjedhën e luftës nuk është ende i qartë”, theksohet më tej në artikull ku shtohet se “Bayraktar’, u jep shpresë ukrainasve. Ukrainasit madje këndojnë për ‘Bayraktar’ duke u tallur me pushtuesit rusë”.

Më tej në lajm jepen edhe detaje teknike ku vihet në dukje se “Bayraktar” i cili përdoret që nga viti 2015 mund të qëndrojë në fluturim në zonën e operacionit deri në 24 orë, mund të hapë zjarr nga ajri me municion të udhëzuar preciz (mes 2,5 kg dhe 37,5 kg) dhe se mund të shpëtojë nga sistemet kundërajrore falë lartësisë së fluturimit prej më shumë se 7 kilometra.

Exit mobile version