Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi nëntë dronë rusë mëngjesin e së hënës, ndërsa forcat e Moskës rifilluan sulmet në kryeqytetin e Ukrainës.
Administrata ushtarake e qytetit të Kievit njoftoi pasi kryeqyteti u sulmua nga ajo që konsiderohet të jetë “një breshëri municionesh”.
Disa shpërthime u dëgjuan në Kiev. Sulmet e reja vijnë pasi disa qytete në Ukrainë, përfshirë edhe Kievin, shpëtuan nga një seri sulmesh raketore ruse të premten, që i dhanë një goditje të madhe infrastrukturës civile të vendit, duke lënë shumë ukrainas pa dritë, energji apo ngrohje./UBTNews/