E përditësuar:
08:20
Në Aeroportin e Munihut në Gjermani kanë rinisur fluturimet më 3 tetor, pasi u detektuan disa dronë që detyruan autoritetet të mbyllnin aeroportin gjatë natës.
Ky është rasti i fundit në një seri mbylljesh të aeroporteve së voni në mbarë Evropën për shkak të fluturimeve të dronëve të paidentifikuar.
Më shumë se 30 fluturime u anuluan në Munih për shkak të dronëve që u panë mbrëmjen e së enjtes, duke lënë të bllokuar pothuajse 3 mijë pasagjerë, mirëpo fluturimet rinisën mëngjesin e së premtes dhe sipas të dhënave të ueb-faqeve fluturimi i parë nga ky aeroport u realizua në orën 05:50.
Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të identifikuar origjinën e dronëve./S.K/EO/
08:05
Aeroporti i Mynihut në Gjermani u mbyll dhe anuloi shumë fluturime mbrëmë, pasi disa dronë u panë pranë hapësirës ajrore të tij.
Të paktën 17 fluturime u anuluan duke prekur gati 3,000 pasagjerë, teksa shumë fluturime të tjera u devijuan në qytetet më të afërta.
Ende nuk ka një konfirmim se nga kanë ardhur këta dronë, të cilët gjatë javës kanë mbyllur disa aeroporte në Evropë për motive sigurie.
Meqenëse ishte errësirë, nuk u konfirmua asnjë informacion mbi llojin, madhësinë apo origjinën e dronëve, tha zëdhënësi i Policisë Federale Stefan Bayer për gazetën Bild.
Dronët u panë për herë të parë në orën 21:30 sipas orës lokale, dhe pastaj përsëri një orë më vonë, tha policia.
Pamjet e fundit të dronëve në të gjithë Bashkimin Evropian shkaktuan një samit të liderëve në Kopenhagen këtë javë, ku 20 dronë rusë kaluan në Poloni dhe avionë luftarakë rusë MiG-31 hynë në hapësirën ajrore të Estonisë në incidente të ndara të kohëve të fundit.
Aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos u detyruan të mbyllen pasi dronë të paidentifikuar u panë pranë tyre dhe hapësirave ajrore ushtarake./S.K/EO/