Në historinë e futbollit kosovar po hapet një faqe e re ku FC Drita për herë të parë merr pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Skuadra gjilanase e nis aventurën e saj evropiane në Finlandë, ku do të përballet me KuPS-in vendas në Tampere.
Takimi zhvillohet nga ora 18:45 dhe pritet me interes të madh.
Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani para duelit ndaj KuPs thotë se do të jetë vështirë, por duan fitore.
“Do të jetë ndeshje e vështirë, pasi të dy ekipet jemi debutues dhe të dy ekipet e duam fitoren. Duhet të jemi të kujdesshëm, të mbrohemi mirë dhe të sulmojmë me më pak lojtarë, pasi e rëndësishme është të mos pranojmë gol, ” tha Ramadani.
KuPS shihet si favorit në letër, por Drita synon ta sfidojë këtë epërsi dhe të befasojë me rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të grupit./S.K/UBTNews/